Audi Q7 2015–2018 dhe Q7 prej 2019: çka ndryshoi dhe si i dallon
Audi Q7 i gjeneratës 4M u shit me dy fytyra të ndryshme. Versioni i parë mbulon vitet 2015–2018. Prej 2019 Audi ndërroi maskën, dritat dhe branikët. Nëse kërkon pjesë për Q7, viti i makinës vendos çka përshtatet, dhe pikërisht këtu bëhet gabimi më i shpeshtë kur porositet.
Si i dallon
Shenja më e sigurt është maska. Audi e përshkruan maskën e versionit të ri si Singleframe krejt të ri, në formë oktogonale, me gjashtë llamela vertikale me krom. Llamelat vertikale janë detaji që e tradhton menjëherë: nga përpara, Q7 para 2019 dhe Q7 pas 2019 nuk duken njësoj.
Dritat e përparme u ndërruan po ashtu. Audi flet për dizajn dhe gamë të re të dritave, me versionet e larta në HD Matrix LED me dritë lazer, të vizatuara ashtu që të theksojnë tërë gjerësinë e makinës.
Mbrapa, fenerët e versionit të ri janë të sheshtë dhe i lidh një shirit krom ndërmjet tyre. Ai shirit është tregues i mirë kur makina është e parkuar përballë teje.
Edhe branikët nuk janë të njëjtë. Audi listoi spoiler të ri para, me pjesën e poshtme në alu-optic, difuzor të ri mbrapa, dhe rrota të reja 19, 20 dhe 21 inç.
Çka do të thotë për ty
Në praktikë: maska e Q7-shit 2015–2018 nuk është e njëjta pjesë me maskën e Q7-shit prej 2020. Në katalogun tonë ato janë dy artikuj të ndarë, pikërisht për këtë arsye. Kur porosit, dërgo vitin e saktë të makinës.
Një kujdes tjetër: Audi e rifreskoi Q7-shin edhe një herë, në janar 2024. Atëherë hyri Singleframe oktogonal me mbushje vertikale në formë pike te versioni bazë dhe në formë L te S line, dritat digjitale të ditës, dhe për të parën herë në Q7 fenerët OLED mbrapa. Pra fjala «facelift» te Q7 nuk i përket vetëm një viti.
Pjesët që kemi
Për Q7 2015–2018:
- Audi Q7 Grill RS Q7 (2015–2018) — 249.99 €
- Audi Q7 Front Bumper S Line Black Edition (2015–2018) — 519.00 €
Për Q7 prej 2019:
- Audi Q7 Grill SQ7 Black (2020–2024) — With ACC — 490.00 €
- Audi Q7 Front Bumper S Line Black Edition (2019–2023) — 849.00 €
- Audi Q7 Front Lip S Line (2020–2024) — 4-Piece — 183.00 € (për branikun S Line)
- Audi Q7 Rear Diffuser SQ7 S Line (2020+) — 619.99 € (kërkon branikun e pasëm S Line; për versionin bazë shkruaj para porosisë)
Çmimet janë vetëm për pjesën, pa ngjyrosje. Viti i saktë konfirmohet para porosisë.
Burimet:
- Audi USA — 2020 Audi Q7 / SQ7 Press Kit — https://media.audiusa.com/assets/documents/original/7534-2020AudiQ7SQ7PressKit081020FINAL.pdf
- Audi — «Strong in design, comfort, and technology: The revised Audi Q7», 30 janar 2024 — https://www.audi.com/en/press-releases/strong-in-design-comfort-and-technologythe-revised-audi-q7-15849