Pse pyesim për vitin para se ta porosisim

Kur na shkruan „më duhet një grillë për A6", ne nuk e porosisim menjëherë. Pyesim edhe një herë: cili vit?
Dikujt kjo i duket ngadalësim. Në të vërtetë është e kundërta.
Çka ndodh kur nuk pyetet
Një A6 mund të jetë C6 (2004–2011), C7 (2011–2014), C7 Facelift (2014–2018), C8 (2018–2023) ose C8 Facelift (2023 e tutje). Të gjitha janë A6. Asnjëra nuk e mban grillën e tjetrës.
Nëse porosia bëhet pa e ditur gjeneratën, atëherë:
- pjesa vjen pas disa ditësh,
- nuk hyn,
- kthehet,
- dhe e gjithë puna fillon nga e para — me ty pa makinë dhe ne pa kohë.
Një pyetje e vetme në fillim e kursen atë javë.
Çka të pyesim saktësisht
Tri gjëra, dhe zakonisht i din të gjitha:
- Marka dhe modeli — Audi A6.
- Viti i prodhimit — jo viti i regjistrimit. E ke te libreza. Një makinë e prodhuar në 2017 mund të jetë regjistruar në 2019, dhe pjesa shkon sipas prodhimit.
- Versioni, nëse e din — S-Line, M Packet, AMG Line, R-Line. Parakolpi ndryshon sipas paketës, jo vetëm sipas modelit.
Nëse nuk je i sigurt për vitin, na dërgo VIN-in — te xhami i përparmë ose te korniza e derës së shoferit. Prej tij e nxjerrim vetë gjeneratën dhe paketën.
Facelift dhe LCI — gracka e vogël
Në mes të jetës, prodhuesit e rifreskojnë makinën pa e ndërruar gjeneratën. BMW e quan LCI, të tjerët Facelift.
Nga jashtë duket e njëjta makinë. Por parakolpi, grilla dhe dritat ndryshojnë. Prandaj te dyqani ynë do t'i shohësh të ndara: W205 dhe W205 Facelift janë dy gjëra tjera, edhe pse të dyja janë C-Class.
Si e bëjmë ne
Në faqe e zgjedh makinën një herë — markë, model, gjeneratë. Pas kësaj çdo pjesë të tregon vetë nëse i përshtatet apo jo. Aty ku nuk jemi të sigurt, të themi „kontrollo përshtatjen" dhe jo „po".
Kjo është me qëllim. Një „po" i rremë kushton më shumë se një „nuk e di" i sinqertë.
Dhe para se të porosisim, përshtatjen e kalojmë edhe një herë me ty. Modeli, gjenerata, versioni. Pastaj bëhet porosia.
Auto Pjesë Bajrami — Ferizaj, Kosovë. Kthim dhe ndërrim brenda 48 orëve nga marrja, edhe nëse thjesht nuk përshtatet.