Tiguan 2016–2019 dhe facelift-i i 2020-s: çka ndryshoi dhe si i dallon
Tiguani i gjeneratës së dytë nisi në 2016 dhe u bë modeli më i prodhuar i Volkswagen-it: vetëm në vitin 2019 dolën nga linja rreth 911.000 copë. Më 1 korrik 2020, në Wolfsburg, VW e prezantoi versionin e rifreskuar. Para dhe pas asaj date janë dy fytyra të ndryshme, dhe kjo ka rëndësi kur porosit pjesë — te ne pjesët e Tiguanit janë të listuara për vitet 2016–2019.
Si i dallon
Përpara është ndryshimi kryesor. VW e ribëri tërë pjesën e përparme. Maska e re është më e gjerë dhe lidhet drejtpërdrejt me dritat LED, me të njëjtën logjikë si te SUV-të e mëdha të markës, si Touareg-u. Shenja e Volkswagen-it qëndron në mes të maskës. Kapaku i motorit u vizatua më i thjeshtë, me linja më të pastra. Parakolpi i përparmë u ndërrua gjithashtu. Si opsion erdhën dritat IQ.LIGHT – LED matricë, që e ndriçojnë rrugën me module që ndizen e fiken veç e veç.
Prapa, shenja më e lehtë për ta parë nga larg: te versioni i ri shkronjat "Tiguan" janë vendosur në mes të derës së bagazhit, poshtë shenjës së VW-së. Te modeli 2016–2019 nuk janë aty. Nëse i sheh shkronjat në mes, është facelift.
Me këtë rifreskim gama u zgjerua edhe me dy versione: Tiguan R me 235 kW (320 PS) dhe 4MOTION, dhe Tiguan eHybrid me prizë, që ecën deri në 130 km/h vetëm me rrymë. Travel Assist punon deri në 210 km/h.
Çka do të thotë për ty
Nëse ke Tiguan 2016–2019, komplet konvertimi që ta bëjë fytyrën e modelit pas 2020-s nuk e kemi në katalog për këtë model. Ajo që kemi janë pjesë në stilin R-Line për vetë gjeneratën tënde — pamje më sportive brenda të njëjtit vit prodhimi, pa punë në lamarinë dhe pa ndërrim dritash.
Pjesët që i kemi për Tiguan
- VW Tiguan Rear Spoiler R-Line (2016–2019) — 66,80 € — spoiler çatie, i formësuar sipas çatisë së fabrikës.
- Tiguan R-Line Lettering Badge — 18,30 € — shkronjat R-Line, me ngjitje.
- VW Tiguan Black Logo Badge Set, Front & Rear (2016-2020) — 27,45 € — logot e zeza, para dhe prapa, me ngjitje.
Për çdo pjesë, na e thuaj vitin e prodhimit para se ta porosisim.
Burimi
Volkswagen Newsroom, "Electrified and energised: world premiere of the new Tiguan", 1 korrik 2020 — https://www.volkswagen-newsroom.com/en/press-releases/electrified-and-energised-world-premiere-of-the-new-tiguan-6167