Audi Q5 para dhe pas 2020: çka ndryshoi dhe si i dallon
Audi Q5 i gjeneratës FY u shit për vite me të njëjtën formë, derisa më 29 qershor 2020 Audi e paraqiti me fytyrë të re. Modeli i përtërirë arriti në tregjet ndërkombëtare në vjeshtën e 2020-s. Ndryshimet nuk janë rrënjësore, por janë të qarta kur e dini ku të shikoni — dhe pjesët e karrocerisë para dhe pas 2020-s nuk janë të njëjta.
Si i dallon nga jashtë
Para. Audi e përshkruan maskën e re singleframe tetëkëndore si më të ulët dhe që duket më e gjerë se më parë; pra maska e modeleve të vjetra qëndron më e lartë. Hyrjet e ajrit anash u bënë më të larta, me futje trapezoidale. Branikët u zmadhuan, dhe Audi thotë se ato janë arsyeja kryesore pse vetura u zgjat 19 mm, deri në 4.68 m. Gjerësia 1.89 m, lartësia 1.66 m dhe baza e rrotave 2.82 m mbetën të njëjta. Dritat LED janë standarde, matrix LED opsion, dhe pjesa e sipërme e dritës merr nënshkrim të re për dritat e ditës. Në S line maska ka strukturë huall; në advanced line ka brinjë vertikale të kromuara dhe mbrojtëset e poshtme para e mbrapa janë në ngjyrë argjendi, në vend të zezës.
Mbrapa. Dallimi më i lehtë është drita OLED, që vjen si opsion. Audi e ndan secilën dritë në tri pllaka me gjashtë segmente dhe i shton sinjalet dinamike — Audi e quan të parën e llojit në botë. Mes dritave kalon një element i ri zbukurues. Difuzori merr futje të re me një brinjë horizontale, dhe në S line e rrethon një shirit krom.
Çka do të thotë për ty
Nëse po kërkon pjesë për Q5, viti vendos. Në katalogun tonë branikët, maskat dhe difuzori janë të ndarë sipas viteve, sepse forma e tyre ndryshoi me faceliftin. Para se të porositësh, shkruaj modelin dhe vitin e saktë — përshtatjen e konfirmojmë ne. Çmimet janë vetëm për pjesën: pa ngjyrosje dhe pa montim. Montimin e bëjmë te shitorja në Ferizaj.
Për Q5 para faceliftit
- Audi Q5 Front Bumper S Line Black Edition (2018–2020) — 499,00 €
- Audi Q5 Rear Bumper S Line (2018–2020) — 369,00 €
- Audi Q5 Grill SQ5 Black (2016–2019) — 80,52 €
Për Q5 pas faceliftit
- Audi Q5 Facelift Front Bumper S Line Black Edition (2021–2024) — 569,00 €
- Audi Q5 Facelift Rear Bumper S Line (2021–2024) — 449,00 €
- Audi Q5 Grill S Line Black (2020–2024) — 270,00 €
- Audi Q5 Facelift Rear Diffuser S Line SQ5 (2021–2024) — 164,70 €
- Audi Q5 Roof Spoiler (2021–2024) — 45,75 €
Burimi: Audi — „A bestseller gets even better: Audi unveils a new look for the Q5“, 29 qershor 2020 — audi.com