17.11.2026 · Auto Pjesë Bajrami

BMW Seria 5 F10 para dhe pas 2013: çka ndryshoi dhe si i dallon

BMW Seria 5 F10 para dhe pas 2013: çka ndryshoi dhe si i dallon

Seria 5 me kodin F10 është një prej veturave më të shpeshta te ne, dhe në mes të vitit 2013 BMW ia bëri rifreskimin e mesit të jetës — atë që BMW e quan LCI. Prej aty e tutje e njëjta veturë ka dy fytyra. Dallimet nuk janë të mëdha, por janë konkrete, dhe kanë rëndësi sepse pjesët nuk janë gjithmonë të njëjta para dhe pas atij viti.

Si i dallon nga para

Te modeli pas rifreskimit, korniza e veshkave ka vija shtesë konture dhe hyrjet e poshtme të ajrit në branik janë ridizajnuar. Shenja që dallohet më shpejt nga larg janë sinjalet anësore: pas rifreskimit ato janë brenda pasqyrave anësore. Te modeli i hershëm nuk janë aty. Përjashtim bën M5, që i mban pasqyrat pa sinjal.

Te dritat, fenerët ksenon adaptivë u bënë standard te të gjitha versionet e Serisë 5, ndërsa në listën e opsioneve hyri për herë të parë feneri Adaptive LED.

Si i dallon nga mbrapa

Stoplat pas rifreskimit janë më të holla dhe me konture më të prera. Branikut të pasëm iu shtua një vijë që e thekson gjerësinë e veturës. Te M5, prej prodhimit të korrikut 2013, erdhën stopat LED me teknologjinë thin blade dhe grilli M me dy shkopinj e me mbishkrimin M5.

Çka do të thotë për ty

Nëse e ke një F10 dhe don pamje më të re, ka dy rrugë të ndara. E para janë branikët: body kit-i M Paket nuk është i njëjti para dhe pas 2013-s, prandaj viti i saktë i veturës vendos cili set të shkon. E dyta janë dritat. Fenerët dhe stopat që i kemi për F10-shin nuk e japin pamjen e LCI-së, por pamjen e gjeneratës që erdhi pas saj, G30. Është ndryshim më i madh, dhe kushton më shumë.

Çmimi është vetëm për pjesën — pa ngjyrosje dhe pa montim. Para se të porositësh, na shkruaj modelin dhe vitin e saktë, që ta konfirmojmë përshtatjen.

Pjesët që i kemi për F10

Burimet:
BMW U.S. Press Information, “2014 Model Year Changes”, 16 tetor 2013 — https://www.press.bmwgroup.com/usa/article/attachment/T0151024EN_US/236844
BimmerToday, krahasim me foto i Serisë 5 para dhe pas facelift-it, 23 maj 2013 — https://www.bimmertoday.de/2013/05/23/bild-vergleich-bmw-5er-lci-facelift-f10-f11-f07/

← Çka ka t're?