BMW Seria 7 (G11) para dhe pas 2019: çka ndryshoi dhe si i dallon
Kjo gjeneratë e Serisë 7 hyri në shitje në 2015. Më 16 janar 2019 BMW prezantoi versionin e rinovuar të saj — atë që në katalog e gjen si G11 LCI. Prodhimi filloi në mars 2019 dhe shitja në treg në april. Nga jashtë, ndryshimi në pjesën e përparme është ndër më të dukshmit që BMW ka bërë në një rinovim gjenerate.
Si i dallon
Para. Korniza e maskës është rreth 40% më e madhe në sipërfaqe dhe tani është një kornizë e vetme rreth të dy veshkave. Pjesa e përparme është 50 mm më e lartë në pikën më të lartë. Fenerët janë dukshëm më të hollë, dhe pikërisht kjo e bën maskën të dukët edhe më e madhe sesa është. Hyrjet e ajrit anash poshtë kanë pllaka të lyera dhe shirita krom. Sipas BMW-së, dritat Adaptive Full LED vijnë si standard, ndërsa BMW Laserlight është opsion.
Anash. Air Breathers vertikale në panelet e përparme, me dalje më të mëdha që ngjiten më lart në fender. Shiritat anësorë tani vazhdojnë deri në pjesën e pasme.
Mbrapa. Fenerët e pasmë janë 35 mm më të hollë, me sipërfaqe të kuqe dhe të zeza. Nën shiritin krom midis fenerëve kalon një shirit drite shumë i hollë — vetëm 6 mm i gjerë — që shtrihet në gjithë gjerësinë. Gypat e shkarkimit janë të integruar, me korniza krom më të mëdha, dhe aproni i pasmë ndjek vijat e hyrjeve të ajrit përpara.
Çka do të thotë për ty
Nëse ke një Seri 7 të vitit 2016–2019 dhe e do fytyrën e modelit të 2019-s, pjesa që bën diferencën më të madhe është pjesa e përparme. Kiti i konvertimit që mbajmë përmban elementet e branikut të përparmë dhe të pasmë — dritat nuk përfshihen. Vjen nga PP (polipropilen), gati për lyerje në ngjyrën e makinës. Çmimi është vetëm për pjesën, pa lyerje dhe pa montim; montimin e bëjmë te shitorja. Para porosisë, dërgoni modelin dhe vitin e saktë, që jua konfirmojmë përshtatjen.
Nëse e ke modelin e rinovuar 2019–2023 dhe kërkon vetëm pamje më sportive, atëherë nuk ke nevojë për konvertim — mjafton seti M Paket ose maska e zezë.
Pjesët
- BMW 7 Series G11 Conversion Body Kit to G12 Facelift (2016–2019) — 3.500,00 €
- BMW 7 Series G11 LCI Body Kit M Packet (2019–2023) — 1.550,00 €
- BMW 7 Series G11 Grill Black (2016–2019) — 64,05 €
- BMW 7 Series G11 LCI Grill Black (2019–2023) — 77,06 €
- BMW 7 Series G11 / G11 LCI Rear Spoiler (2015–2023) — 43,26 €
Burimet:
- BMW Group Newsroom — The new BMW 7 Series (16.01.2019): https://newsroom.bmwgroup.com/global/the-new-bmw-7-series_20260722124030227
- BMW Group PressClub USA — The new 2020 BMW 7 Series Sedan (16.01.2019): https://www.press.bmwgroup.com/usa/article/detail/T0290164EN_US/the-new-2020-bmw-7-series-sedan?language=en_US