01.09.2026 · Auto Pjesë Bajrami

Cilat pjesë vijnë gati në black gloss, dhe cilat duhen lyer

Cilat pjesë vijnë gati në black gloss, dhe cilat duhen lyer

Pyetja që na vjen më shpesh pas çmimit është: a duhet ta lyej?

Përgjigja e shkurtër: shumica jo. Dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të dëgjosh, sepse lyerja do kohë, do para dhe e heq afatin e kthimit.

Vijnë të gatshme — black gloss

Këto pjesë vijnë të lyera nga fabrika, në të zezë me shkëlqim. I hap nga kutia dhe i monton ashtu siç janë:

  • Difuzorë (pjesa e poshtme mbrapa)
  • Spoilera — të bagazhit dhe të çatisë
  • Front lipa dhe splitera
  • Aero kite
  • Grilla
  • Pragje dhe side steps
  • Kapakë pasqyresh

Pa lyerje do të thotë: pa pritje, pa kosto shtesë, dhe me afatin e plotë të kthimit prej 48 orëve nëse nuk përshtatet.

Black gloss nuk është zgjidhje e dorës së dytë. Është ajo që bëjnë vetë prodhuesit te paketat M, AMG dhe S-Line — kontrasti me ngjyrën e makinës është pjesë e dizajnit.

Duhen lyer sipas ngjyrës së makinës

Këto janë pjesë të mëdha të karrocerisë, që duhet të përputhen me ngjyrën:

  • Parakolp para dhe parakolp mbrapa
  • Kapak motori
  • Blatnikë
  • Body kit i plotë ose conversion set

Për to na duhet kodi i ngjyrës nga dera e djathtë e përparme. Nëse nuk e gjen, ngarko 3–6 foto dhe lëre numrin — ekipi të merr në telefon dhe e gjejmë bashkë.

Nuk lyhen fare

Drita, auspuhë, karbon, shkronja dhe pjesë të brendisë — këto vijnë ashtu siç janë menduar dhe nuk lyhen.

Çka ndryshon kur lyhet

Tri gjëra, dhe i themi para se të fillojmë:

  1. Koha. Lyerja do ditë pune, jo orë.
  2. Pagesa. Pjesa paguhet normal këtu. Lyerja faturohet veç: 50% para se të fillojë, pjesa tjetër kur e merr. Paradhënien e marrim në telefon, jo në arkë.
  3. Kthimi. Pjesa e palyer kthehet ose ndërrohet brenda 48 orëve. Pjesa e lyer, jo — është bërë vetëm për ngjyrën e makinës sate dhe nuk mund t'i shitet askujt tjetër.

Prandaj përshtatjen dhe kodin i konfirmojmë me ty në telefon para se t'i biem sprejit.

Këshilla praktike

Nëse makina jote është mbi shtatë vjeç dhe ka qëndruar në diell, ngjyra origjinale mund të jetë zbehur. Kodi i fabrikës atëherë del pak më i freskët se paneli fqinj. Zgjidhja quhet blending — shkrirje me panelet përreth. Kushton veç, dhe ta themi në telefon para se të fillojë puna, jo pasi ta shohësh makinën.


Auto Pjesë Bajrami — Ferizaj, Kosovë. Nëse s'je i sigurt cila kategori është pjesa jote, na shkruaj në WhatsApp me linkun e produktit.

← Çka ka t're?