18.09.2026 · Auto Pjesë Bajrami

Golf 7 dhe Golf 7.5: çka ndryshoi në 2017 dhe si i dallon

Golf 7 dhe Golf 7.5: çka ndryshoi në 2017 dhe si i dallon

Golf-i i gjeneratës së shtatë doli në 2012. Në fund të 2016 Volkswagen-i i bëri një rifreskim, dhe modeli i rifreskuar hyri në shitje gjatë 2017. Ne e quajmë Golf 7.5. Nuk është gjeneratë e re — është i njëjti trup dhe e njëjta platformë, me pjesë të tjera para e prapa dhe me një motor të ri 1.5 TSI ACT me fikje cilindrash.

Çka ndryshon

Para. Braniku është i ridizajnuar, me formë tjetër të hapjeve të poshtme. Fenerët janë pjesa që bie më së shumti në sy: te 7.5 dalin fenerë LED, të cilët zëvendësojnë xenonin që kishte gjenerata e parë. Edhe felgat janë dizajne të reja.

Prapa. Fenerët e pasmë janë LED në të gjitha versionet, me vizatim tjetër drite. Braniku i pasmë është ndryshuar gjithashtu. Te GTI-ja janë prekur edhe majat e gypave të shkarkimit.

Brenda ndryshimi kryesor është ekrani dhe sistemi informativ, por ajo pjesë nuk shihet nga jashtë.

Çka do të thotë për ty

Nëse ke një Golf 7 të viteve 2013–2016, fytyra e 7.5-shit merret. Puna kryesore është braniku i përparmë komplet. Pastaj vijnë fenerët, nëse do ta mbyllësh punën si duhet — pa ta ndryshimi duket përgjysmë.

Braniku vjen i palyer, prandaj llogarite edhe lyerjen te ngjyra e makinës. Kodin e ngjyrës e gjen te kapaku i bagazhit ose te shtylla e derës.

Nga prapa dallimi është më i vogël, sepse forma e trupit nuk ndryshon. Shumica e klientëve e lënë pjesën e pasme ashtu siç është dhe merren vetëm me fenerët kur t'u vjen radha.

Nga dyqani

Për vitin e saktë dhe versionin e makinës na shkruaj para se ta porositësh, se braniku bazë dhe ai R-Line nuk janë të njëjtë.

Burimi: Volkswagen Newsroom — https://www.volkswagen-newsroom.com/en/golf-7-20122019-20035

← Çka ka t're?