02.11.2026 · Auto Pjesë Bajrami

Porsche Macan 2014–2018 dhe facelift-i prej 2019-s: çka ndryshoi dhe si i dallon

Macan-i i gjeneratës së parë u shit në dy pamje të ndryshme, dhe pjesa më e madhe e dallimit është prapa. Porsche e paraqiti versionin e rinovuar më 25 korrik 2018 në Shanghai, dhe premierën evropiane e bëri në Sallonin e Parisit në vjeshtën e 2018-s. Në treg kjo ndarje njihet si Macan 2014–2018 dhe Macan prej vitit model 2019.

Si i dallon

Prapa. Facelift-i ka një shirit drite LED tri-pjesësh, me formë tridimensionale, që shtrihet përgjatë kapakut të bagazhit dhe lidh dritat e dy anëve. Dritat e frenimit kanë dizajn me katër pika. Modeli 2014–2018 i ka dy fenerë të ndarë, pa shirit që i bashkon. Ky është dalluesi më i shpejtë — shihet nga largësia.

Para. Pjesa e përparme është ridizajnuar dhe duket më e gjerë. Dritat e kokës janë module tridimensionale, dhe LED-i erdhi si standard me facelift-in. Opsion mbetet Porsche Dynamic Light System Plus, që rregullon shpërndarjen e dritës. U shtuan edhe rrota të reja 20 dhe 21 inç.

Motori bazë benzinë 2.0 turbo pas facelift-it jep 180 kW (245 hp) dhe 370 Nm, me PDK shtatë marshesh, 0–100 km/h në 6,7 sekonda dhe 225 km/h shpejtësi maksimale. Harxhimi i deklaruar sipas standardit NEDC është 8,1 l/100 km, me 185 g/km CO2. Kjo është figura e fabrikës, jo harxhimi real.

Kujdes: te Macan-i fjala facelift thotë dy gjëra

Më 20 korrik 2021 Porsche bëri një rinovim të dytë. Hundja u ridizajnua me një inlay në ngjyrën e makinës, prapa erdhi një difuzor i ri me strukturë tridimensionale, dhe fuqia u rrit: Macan S në 280 kW (380 PS), Macan GTS në 324 kW (440 PS). Dorëzimet në Evropë filluan në fillim të oktobrit 2021. Prandaj, kur pyet për pjesë, thuaj vitin e makinës — fjala facelift nuk mjafton.

Çka do të thotë për ty

Nëse e ke Macan-in 2014–2018 dhe e do pamjen e prapme të facelift-it, nuk është vetëm ndërrim i fenerëve. Forma e shiritit kalon përtej kapakut të bagazhit, prandaj ndryshon edhe kapaku. Sipas të dhënave të produktit, pjesët e setit tonë janë nga PP (polipropilen) dhe montimi profesional rekomandohet. Lyerja e kapakut në ngjyrën e makinës hyn në punë veçmas.

Pjesët që kemi për Macan 95B (2014–2018)

Burimet:
Porsche Newsroom — A world premiere in Shanghai: Porsche presents the new Macan — https://newsroom.porsche.com/en/products/porsche-macan-2018-compact-suv-world-premiere-shanghai-design-comfort-connectivity-driving-dynamics-15890.html
Porsche Newsroom — Launch of the new Porsche Macan in Europe — https://newsroom.porsche.com/en/products/porsche-macan-2018-launch-europe-premiere-paris-motor-show-compact-suv-turbochanged-petrol-engine-design-comfort-connectivity-driving-dynamics-16177.html
Porsche Newsroom — Stronger, sharper, sportier: the new Macan (20.07.2021) — https://newsroom.porsche.com/en/2021/products/porsche-new-macan-models-25177.html

← Çka ka t're?