Misioni Ynë

Auto Pjesë Bajrami është dyqan i pjesëve dhe aksesorëve të makinave në Ferizaj. Punojmë me një rregull të thjeshtë: pjesa duhet t’i përshtatet makines tuaj — dhe këtë e konfirmojmë ne, para se ta porosisni.

Çka premtojmë

  • Përshtatja konfirmohet, nuk hamendet. Na thuani markën, modelin dhe vitin — ne e kontrollojmë para porosisë. Nuk ju shesim diçka që “ndoshta” përshtatet.
  • Kthim dhe ndërrim brenda 48 orëve nga marrja e pjesës.
  • Garancion deri në 1 vit, varetësisht nga pjesa.
  • Dërgesa në gjithë Kosovën brenda 1–2 ditesh, falas mbi 91 €.
  • Cilësi para çmimit. Zgjedhim pjesë që mbajnë, jo më të lirat në treg.

Çka ofrojmë

Body kit, parakolpë, difuzorë, grila, drita, spoilerë, pjesë interieri dhe produkte për kujdesin e makinës — për BMW, Mercedes-Benz, Audi, Volkswagen, Porsche, Range Rover, Skoda dhe Seat. Shumë pjesë vijnë të gatshme në black gloss, dhe të tjerat mund t’i merrni të lyera sipas kodit të ngjyrës së makinës suaj.

Përse e bëjmë

Një pjesë e gabuar do të thotë kohë e humbur, para të humbura dhe një makinë që rri në servis. Prandaj puna jonë nuk mbaron te shitja — fillon te pyetja “çfarë makine keni?”.

Ferizaj, Kosovë · Hën–Sht 08:00–19:00