15.10.2026 · Auto Pjesë Bajrami

Audi A4 B9 dhe B9.5: çka ndryshoi në 2019 dhe si i dallon

Audi i bëri A4-shit të gjeneratës B9 një ri-stilizim të thellë në maj 2019. Veturat që dalën pas kësaj, me vitprodhim 2020 e tutje, njihen në treg si B9.5. Dallimi nuk është vetëm estetik. Në materialin e vet zyrtar Audi shkruan se u ndryshuan pothuajse të gjitha pjesët e jashtme të tesës. Pikërisht për këtë arsye pjesa e një B9-i nuk shkon në një B9.5, edhe kur duken njësoj në foto.

Si i dallon

Para. Maska Singleframe e B9.5-it është më e gjerë dhe më e rrafshuar, me shtylla të modeluara. Fenerët u rivizatuan: B9-it i hiqet buza e dhëmbëzuar në anën e poshtme të fenerit, që është shenja më e shpejtë për ta dalluar. Drita e ditës e B9.5-it bëhet nga një vijë e gjatë dhe pesë vija të shkurtra. LED-i është standard, dhe versioni i epërm është Matrix LED me ndriçim të lartë automatik. Hyrjet e ajrit poshtë janë pentagonale dhe më të madha se më parë.

Mbrapa. B9.5-i ka një shirit krom të vazhdueshëm që lidh dritat mes vete dhe e zgjat pamjen në gjerësi. Dritat janë LED standard, me sinjale dinamike. Difuzori rrethon dy dalje trapezoidale të gazit. S4 TDI ka katër dalje të kromuara.

Anash. Vija e shpatullës fiket te pasqyrat dhe rinis te doreza e derës së pasme, duke shkuar drejt dritave. Mbi rrota janë buzë të theksuara, nëpër dyer kalon një vijë e dytë më e poshtme, dhe pragjet anësore kanë buzë të mprehta. Në versionin Sedan dritarja e pasme anësore është zgjeruar. Gjatësia u shtua 24 mm, në 4.762 mm, gjerësia 5 mm, në 1.847 mm, kurse baza e rrotave mbeti e njëjta, 2.820 mm.

Çka do të thotë për ty

Këtu duhet të jemi të sinqertë. Për A4-shin B9 nuk kemi set konvertimi në B9.5, dhe arsyeja është ajo që e shkruan vetë Audi: ndryshoi edhe tesa anash, jo vetëm maska dhe braniku. Një konvertim i plotë do të kërkonte pjesë tese që nuk janë punë e një dite në punishte.

Çka bëhet realisht: pamja S4 ose RS4 brenda gjeneratës tënde. Maska, braniku, lipi dhe difuzori ndërrohen, por porositen sipas vitit. Për këtë arsye te porosia pyesim gjithmonë për vitprodhimin.

Për B9 (2016–2019)

Për B9.5 (2020–2024)

Burimet:

  • Audi MediaCenter — The Audi A4: Even Sportier and More Modern — https://www.audi.com/en/the-audi-a4-major-upgrade-for-the-bestseller-2019-11884/the-audi-a4-even-sportier-and-more-modern-11886
  • Audi MediaCenter — The Audi A4 Product Line with a New Look (press kit) — https://www.audi.com/en/the-audi-a4-major-upgrade-for-the-bestseller-11884/download
  • Audi MediaCenter — The Facts (motorizimet) — https://www.audi.com/en/the-audi-a4-major-upgrade-for-the-bestseller-2019-11884/the-facts-11887

← Lajme